Sot synohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së

06 korrik 2022 | 08:12

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot seancën plenare në të cilën pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik.

Në rend dite është edhe mocioni i dorëzuar nga LDK-ja për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Paraprakisht, Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar në mbledhje mocionin e grupit parlamentar të LDK-së për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Ky mocion nuk ka kaluar pasi gjashtë anëtarë të komisionit votuan kundër, ndërsa tre ishin për.

LDK-ja me këtë mocion pretendon se ZRRE nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin për krizë dhe s’kishte bërë shkelje e diskriminim ndaj konsumatorëve me vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

LV e konsideron të pabazuar kërkesën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë Zafir Berisha u shfaq me një armë…