Sot takohen Bashkimi – Kastrioti
25 tetor 2019
| 16:51
Xhiroja e tretë e Superligës së Femrave do të sjellë ndeshje interesante, derisa favoritët shpresojnë të fitojnë.
Vashat prizrenase sot do të presin Kastriotin, ku kërkojnë fitoren e tretë radhazi, derisa skuadra mysafire ka një fitore dhe një humbje në dy xhirot e para.
Të shtunën, Mabetex Prishtina është mysafire e Trepçës, ku shpresojnë ti kthehen fitoreve pas humbjes xhiron e kaluar nga Bashkimi. Mitrovicaset kanë dy humbje në dy ndeshje.
Ndeshja e fundit zhvillohet të dielën mes Vëllaznimit dhe Penzës. Vëllaznimi ka dy humbje nga dy ndeshjet e para, kurse Penza ka dy fitore në dy ndeshje.
Superliga e Femrave – Java 3
E premte
18:00 Bashkimi – Kastrioti
E shtunë
12:00 Trepça – Mabetex Prishtina
E diel
16:00 Vëllaznimi – Penza