Sot takohen Drenica – Vëllaznimi
15 dhjetor 2020
| 12:44
Me xhiron e 14-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja e parë e kësaj xhiroje luhet të martën (sot).
Nga ora 18:30 në Drenas pritet ndeshje interesante mes dy skuadrave kuqezi, Drenicës e Vëllaznimit.
Të mërkurën janë dy ndeshje tjera. Llapi e Trepça takohen nga ora 17.00 në Podujevë. Kurse nga ora 18.30 në Ferizaj luajnë Kastrioti e Zhegra.
Ndeshjet Prishtina – Vushtrria e Prizreni – Besa Famgas luhen javën tjetër. Prishtina e Besa Famgas në fundjavë kanë ndeshje evropiane.