Sot takohen ekipet LV-së dhe LDK-së, diskutojnë për programin qeverisës
11 tetor 2019
| 10:45
Ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të takohen për t’u dakorduar për programin qeverisës.
Kështu ka deklaruar Vjosa Osmani në një intervistë televizive, por nuk ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e takimit, megjithatë, ka shtuar se vetëm Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si partner që mund të qeverisin, megjithatë, ka thënë se fillimisht duhet mirëbesimi nga të dy subjektet.
Kujtojmë, se dje, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe liderin e partisë Isa Mustafa.