Sot takohen Kurti e Mustafa
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Isa Mustafa, për të diskutuar për mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.
Ai nuk i ka mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy vjetëve, por ka thënë se temë të diskutimit do ta kenë pozitën e kryeministrit e të kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.
Kandidati për kryeministër, Kurti, paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.
Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos përfshirë në koalicion Listën Serbe.
Ka dy mbi javë që kanë përfunduar negociatat në mes të grupeve punese të LV-së dhe LDK-së e prej atëherë nuk ka pasur takim ndërmjet këtyre dy partive.