Sot takohen Prishtina – Drenica
16 tetor 2019
| 12:54
Pas ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës në futboll, rikthehet IPKO Superliga e Kosovës.
Ndeshja e vetme që zhvillohet sot (e mërkurë) është ajo në mes të skuadrës së Prishtinës dhe Drenicës nga Skenderaj. Kjo është ndeshja e mbetur e javës së tetë, kurse zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Prishtina pas humbjes me Ballkanin do të provojë të këndellet me fitore kundrejt kuqezinjve nga Skenderaj”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. Prishtina është e gjashta në tabelë me 13 pikë, kurse Drenica është e teta me 9 pikë.
/Epoka e re/