
Sot temperatura deri në 35 gradë
08 gusht 2021
| 08:33
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.