Sot temperaturat arrijnë deri në 37 gradë celsius

02 korrik 2019 | 07:47

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të sillen në 22 gradë celsius, ndërsa maksimalet 37 gradë celsius.

Mot i ngjashëm do të mbajë deri në fund të javës, përveç ditës së mërkurë kur do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka takuar ministrin…