Sot temperaturat arrijnë në 27 gradë celsius
07 qershor 2019
| 08:43
Pas shumë ditëve me reshje shiu, sot do të kemi mot me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell.
Të shtunën, në pjesën e dytë të ditës parashihet të ketë kushte për formim të vranësirave të dendura, të cilat do të mundësojnë që vende-vende të ketë reshje të izoluara shiu.
Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.