Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

06 janar 2025 | 08:12

Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin sot në orën 11:00 numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka njoftuar Elezi.

Sipas Elezit “tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë”.

Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për sot parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës,…