Sot testohet Arritshmëria e rreth 27 mijë nxënësve
31 maj 2019
| 09:11
Testimi i nxënësve do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë deri në orën 13, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet me 10 qershor.
Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.
Këtij testi do t’i nënshtrohen rreth 27 mijë nxënës ku do të mbahet në 110 qendra të testimit dhe për këtë arsye në shumë shkolla të Kosovës, sot nuk do të mbahet mësimi.
Testi edhe këtë vit nuk do të ketë kriter të kalimit, por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.
Testi do të ketë 100 pyetje nga lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.