Sot tri komisione parlamentare mbajnë mbledhje

28 shtator 2023 | 08:39

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.

Nis në ora 9:30 ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Më pas nga ora 10:00 vazhdon mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ndërkaq gjysmë ore më vonë, nga ora 10:30 mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të Projektit për Qeverisje Dixhitale.…