
Sot tri ndeshje interesante në Superligë
09 prill 2023
| 08:55
Tri ndeshje tejet interesante do të luhen sot në javën e 28-të të Superligës në futboll.
Ndeshja kryesore pritet të jetë në kryeqytet. Prishtina e pret Dukagjinin.
Loja tjetër do të zhvillohet në Podujevë. Llapi do ta presë Drenicën.
Ndërkaq, e treta luhet në mes të Ferizajt dhe Gjilanit.
Të tri ndeshjet nisin nga ora 15:00.