Sot tri ndeshje në elitën e basketbollit
01 dhjetor 2024
| 09:05
Pas pushimit, elita e basketbollit kosovar është rikthyer këtë javë me xhiron e dhjetë.
Pas derbit të qytetit mbrëmë, mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, që e fitoi ky i pari, sot luhen edhe tri ndeshjet përmbyllëse.
Fillimisht, nga ora 17:00, Trepça i bën konak Vëllaznimit në “Minatori”.
Derisa, nga ora 19:00, luhen dy ndeshjet e radhës.
Peja në “Karagaçi” e mirëpret Borën, derisa Prishtina sfidohet nga Ylli.
Tabelës i prin Bashkimi me tetë fitore dhe dy humbje, por me një ndeshje më shumë se Trepça që ka 7 fitoren e dy humbje.