Sot tri ndeshje në Superligë, nesër derbi Drita Gjilani

09 mars 2022 | 10:42

Java e 24-t në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet në këtë mesjavë me disa ndeshje mjaft interesante, derisa derbi në mes të Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të enjten nga ora 13:00.

Ballkani, që është duke kaluar nëpër një formë fantastike, sot (e mërkurë) do të takohet me Malishevën. Edhe në këtë ndeshje djelmoshat e Ilir Dajës do të kërkojnë tri pikë në mënyrë që ta ruajnë dallimin me skuadrat përcjellëse.

Malisheva, në anën tjetër, nuk hyn në këtë ndeshje me flamur të bardhë, pasi kërkon pikët që do ta mbajnë në garë për mbijetesë. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Ulpianës dhe Dukagjinit, derisa Feronikeli e pret Prishtinën që po kalon nëpër një krizë të rezultateve.

Derbi në mes të Dritës dhe Gjilanit pritet të jetë interesante si asnjëherë më parë për faktin se këto dy skuadra janë duke luftuar për titull dhe do ta kërkojë maksimumin e pikëve për të mos lejuar shkëputjen e Ballkanit.

Ndërsa Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e pret Drenicën. Edhe kjo përballje do të jetë e zjarrtë, sepse të dyja këto dy klube kanë rezultate të mira në pranverë.

BKT Superliga

Të mërkurën takohen:
13:00 Malisheva – Ballkani
13:00 Ulpiana – Dukagjini
13:00 Feronikeli – Prishtina

Të enjten takohen:
13:00 Drita – Gjilani
13:00 Llapi – Drenica

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër…