Mbahet provimi i Jurisprudencës

12 maj 2018 | 14:42

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se mori pjesë në organizimin e provimit të Jurisprudencës.

Ai ka thënë se ky provim është hap i rëndësishëm drejt një karriere profesionale të një juristi.

“Provimi i jurisprudencës është parakusht kryesor për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit, prokurorit apo avokatit dhe hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierës profesionale të një juristi”, ka shkruar Tahiri.

Për më shumë, ministri Tahiri ka inkurajuar kandidatët që të japin më të mirë nga vetja e tyre dhe se kështu do të kontribuojnë në transformimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë, si dhe do ta fuqizojnë shtetin e së drejtës.

“Me rastin e organizimit të këtij provimi, së bashku me komisionin e ri që është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tij, inkurajova kandidatët për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre, duke qenë i bindur se bashkërisht do të kontribuojmë në transformimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë si dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës”, ka përfunduar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona mes tyre dhe katër fëmijë u gjetën të…