Sot u ngritën avionët e fundit të postës në Gjermani, me 53 tonë letra
Deutsche Post ka pezulluar fluturimet e dërgesës së letrave brenda vendit pas më shumë se 62 vitesh. Avioni i fundit me postë vendase u nis herët në mëngjes nga Berlini për në Shtutgart. Pak para kësaj, aeroplanët u ngritën nga Hannover, Mynih dhe Shtutgart. Në total, ata transportuan 1.5 milion letra me peshë 53 tonë. Aeroplanët nuk do të përdoren më për të dërguar letra pasi posta dëshiron të reduktojë kostot dhe gjurmën e saj të karbonit. Zyra postare e Gjermanisë është mbështetur në fluturimet për dekada, sepse kërkohej me ligj që të dorëzonte të paktën 80 për qind të postës ditën tjetër të punës, por koalicioni qeverisës i udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz ndryshoi Aktin Postar dhe zgjati afatet e dorëzimit. Avionët me letra u ngritën për herë të parë në shtator të vitit 1961 dhe kulmi ishte në vitin 1996, kur mesatarisht u transportuan 430 tonë letra në 45 fluturime nate.