Sot ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit

18 prill 2021 | 13:14

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës.

Burime për “Top Channel” kanë bërë me dije se në orën 10:30 nga Lodra është nisur aeroplani dhe do të mbërrijë në 13:30 në Rinas. Më pas, udhëtimit do t’i bashkohet kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, për të fluturuar drejt Aeroportit të Kukësit.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka thënë se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Rama ka thënë më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

“Aeroporti ka përfunduar. Aeroportet gjithmonë kur përfundojnë bëjnë fluturimin simbolik, 1, 2, 3 fluturime dhe pastaj futen në fazën e certifikimit ndërkombëtar duke marrë gjithë licencat, etj”, ka thënë ai.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” do një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tani zyrtar i lartë i…