
Sot vapë, IHK apelon për kujdes nga ora 10:00-17:00
09 korrik 2023
| 08:03
Të dielën mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë. Prania e lartë e lagështisë së ajrit dhe presioni i lartë do të krijojë ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara.
Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj kujdes nga kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00-17:00, apelon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindja.