Sot varrosen viktimat nga zjarri në Koçan

20 mars 2025 | 12:15

Maqedonia e Veriut sot do t’i varrosë trupat e viktimave nga zjarri tragjik në Koçan.

“REL” raporton se trupat e të vdekurve do të varrosen në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë Koçanin, Shtipin, Shkupin, Struën dhe Obleshevën.

Të paktën 59 persona kanë vdekur dhe 155 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan, mëngjesin e 16 marsit.

Raportohet se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar institucionet shtetëorre, dhe ka këshilluar punëdhënësit e sektorit privat, që t’i lirojnë nga puna qytetarët në territorin e Koçanit për idtën e varrimit.

Po ashtu, janë shpallur shtatë ditë zie për viktimat, ku shumica e tyre ishin të rinj.

Deri më tani, autoritetet kanë arrestuar 23 persona, ku 11 prej tyre ndodhen në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak më shumë se një muaj pasi i kishte deleguar…