Sot varroset 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Kroaci
28 korrik 2021
| 12:47
Vajza 18-vjeçare, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci, do të varroset sot në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit.
Sipas njoftimit të bërë në rrjetin social, varrimi i saj do të bëhet sot në orën 19:00 në varrezat e fshatit.
Kufomat e 10 viktimave të së dielës, kur autobusi me bashkatdhetarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, në Sllavonski Brod të Kroacisë u aksidentua, tashmë janë rrugës për në Kosovë.