Sot varroset 21-vjeçarja që u vra dje në Ferizaj
13 prill 2024
| 11:47
Sot varroset 21-vjeçarja, Erona Cokli që u vra ditën e premte në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
E ndjera do të varroset në varrezat e fshatit Bablak, në orën 16:30.
Kështu bën të ditur familjarët e 21-vjeçares.
Ndërkaq, i dyshuar për vrasjen e Erona Coklit është ish-bashkëshorti i së ndjerës.
Lidhur me rastin ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, 15-vjeçar, i cili është liruar nga spitali.