Sot varroset Bajram Qerkini, njeriu që deri dje s’pushoi së kërkuari drejtësi për të zhdukurit

25 shkurt 2025 | 08:30

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, do të varroset sot në Shipol të Mitrovicës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:00, kanë njoftuar familjarët.

Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe djali i tij, Reshati.

Qerkini kërkoi për 25 vjet një përgjigje për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës, Reshatin, por nuk e mori një të tillë. Ai është shndërruar në simbol të familjeve të të pagjeturve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është e gatshme të rifillojë furnizimet me alumin në…