![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/v-1-600x360-1.jpg)
Sot varroset epidemiologu Isuf Dedushaj
05 shkurt 2025
| 07:50
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit epidemiologut Isuf Dedushaj.
Ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim nga ora 14:30 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri (ish-Dragodan).
Ndërkaq, fillimisht po sot me fillim nga ora 09:00 do të organizohen homazhe për të ndjerin në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Dje u mbajt një akademi përkujtimore ku nga të pranishmit u vlerësua lart angazhimi i Dedushajt në avancimin e shëndetësisë në Kosovë.
Isuf Dedushaj vdiq të shtunën më 1 shkurt në moshën 73-vjeçare.