Sot varroset Gerti Bogdani, Kuvendi hap dyert për homazhe në nderim të tij
19 shtator 2024
| 08:47
Përcillet sot në banesën e fundit ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.
Një ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.Bogdani po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kur pësoi arresti kardiak.Në nderim të figurës së tij Partia Demokratike shpallur ditë zie këtë të enjte.