Sot varroset i riu deçanas që humbi jetën në Zvicër
30 maj 2024
| 08:25
24-vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër.
Sadikaj, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë, do të varroset sot në vendlindje.
Familja e tij ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Lebushë nga ora 15:00.