
Sot varroset i riu që dje u ter me thikë në Pejë
21 janar 2022
| 13:01
Sot (e premte) do të varroset i riu që u ther për vdekje dje në Pejë, Elvis Mekaj.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit.
Elvis Mekaj la pas bashkëshorten dhe djalin e vogël, Luisin. I dyshuari për therjen fatale të tij është K.Salihaj, 22 vjeçar. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen Fidanishte të Pejës.