Sot varroset infermierja Fitore Zenelaj
16 nëntor 2023
| 08:23
Sot i jepet lamtumira infemieres Fitore Zenelaj e cila vdiq pas përballjes me kancerin.
Varrimi i saj do të bëhet në orën 14:00 në fshatin Savrorë të Suharekës.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.
“Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurës sonë Fitores, bëhet nesër më datë 16.11.2023, në orën 14:00, në varrezat e fshatit SAVROVË”, thuhet në njoftim.
Ajo ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit.
Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën dhe fitoren ndaj kancerit.