Sot varroset ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova

12 mars 2022 | 11:15

Sot në orën 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit të ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Mirëpo para varrimit të tij, prej orës 9:00 deri në orën 13:00, do të bëhen homazhe në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog.

Nga ora 13:00 deri në orën 14:00 do të mbahet një mbledhje në nderim të jetës dhe veprës së Rugovës, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës.

Ndërkaq nisja e funeralit për në varrezat e fshatit Cerrcë do të bëhet në orën 14:00 deri në orën 15:00.

Haki Rugova ka ndërruar jetë të mërkurën, më 9 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, është skeptike…