Sot varroset ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

25 shkurt 2024 | 08:06

Sot do të mbahet mbledhje përkujtimore për ish-kryetarin e komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në sallën e kuvendit komunal në Rahovec.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, organizohet mbledhje komemorative, më 25 shkurt 2024, në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, në nderim të jetës dhe veprës së tij.”

Qeska do të varroset në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani LPK - Lëvizja Popullore e Kosovës në njërën…