
Sot varroset komandanti i UÇK-së, Cen Aliçkaj
16 janar 2023
| 08:34
Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj.
Kjo mbledhje zhvillohet sot në sallën e kuvendit komunal, duke nisur në orën 13:00.
Pastaj në orën 15:00 mbahet ceremonia e varrimit të Cen Aliçkajt në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan.