Sot varroset Naser Gashi, 62-vjeçari i cili u vra mbrëmë në Prishtinë

26 mars 2025 | 12:00

Sot do të varroset Naser Gashi, 62-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë. Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në Dragodan, me Namazin e Ikindisë.

Pos të vrarit, i plagosur ka mbetur Miftar Miftari rreth 40-vjeç i cili është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile.

Ndërkohë, asnjë person nuk është arrestuar deri më tani lidhur me rastin që ndodhi mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se personi…