
Sot varroset veterani i UÇK-së, Rexhë Krasniqi
17 gusht 2020
| 08:43
Pas infektimit me Covid-19, ka vdekur dje, në moshën 66-vjeçare, veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Mehmet Krasniqi.
Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i viteve ’90 i çështjes kombëtare, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontribut të të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ’70 deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.
Varrimi i tij do të bëhet sot në vendlindjen e tij në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës, në orën 16:00.