Sot vazhdon dialogu Kosovë – Serbi
26 shkurt 2018
| 08:05
Dialogu teknik në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë pritet të vazhdojë sot në Bruksel.
Temë e diskutimit në këtë takim do të jetë zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i vendkalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin.
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, ka bërë me dije se në këtë takim do të insistohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.