Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës
25 janar 2022
| 08:26
Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, do të nisë në ora 9:30.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.