Sot vazhdon seanca ndaj ministres Hajdari për aksidentin

13 tetor 2023 | 08:54

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sërish do të dalë sot para gjykatës për aksidentin që kishte ndodhur më 10 prill 2022 ku një fëmijë kishte marrë lëndime të lehta.

Në seancë pritet të dëgjohen përfaqësuesja e palës së dëmtuar dhe e pandehura Hajdari.

Pas seancës së fundit, përfaqësuesi i palës se dëmtuar ka deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur ta mbyllë për publikun seancat ndaj ministres Hajdari.

Më 12 tetor 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë, sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “aksident komunikacioni me lëndime trupore”. /BetimipërDrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wall Street Journal ka prezantuar ditën e sotme dokumente dhe harta që zbulojnë se militantët e Hamasit kanë…