Sot vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës
30 maj 2023
| 08:10
Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Rasti ndaj Shalës do të nisë në orën 9:00.
Kujtojmë se Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestim dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.