Sot vendoset për seancën ku presidenti i adresohet deputetëve
19 dhjetor 2017
| 09:11
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:00.
Në rend të ditës për këtë mbledhje është caktimi i seancës ku presidenti i vendit, Hashim Thaçi do t’i adresohet deputetëve ashtu si edhe seanca për shqyrtimin e dytë të projektligjin për buxhetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Më poshtë rendi i ditës së kësaj mbledhje:
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
Përgatitjet për seancat plenare të radhës:
2.1. R e n d i i d i t ë s
Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, zotëri Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
2.2. R e n d i i d i t ë s
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.