Sot vendoset titulli në Superligë  

20 maj 2018 | 12:36

Ndeshja më interesante e gjithë këtij kampionati zhvillohet sot (e diel) në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Prishtina, e cila luan në cilësinë e skuadrës vendëse, e pret Dritën e Gjilanit, e cila është lidere e klasifikimit. Kryeqytetasve u duhet ta mposhtin skuadrën e Bekim Isufit me një diferencë prej dy golave për të arritur deri te titulli i kampiones, përndryshe Drita rrëmben trofeun e më të mirës. Këto dy skuadra gjatë gjithë edicionit kanë treguar formë të lartë, kurse janë po këto që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare: Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe është e fundit për edicionin 2017/2018.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është goditur nga një sërë tërmetesh gjatë natës së…