Sot vijnë edhe mbi 38 mijë vaksina AstraZeneca në Kosovë
12 maj 2021
| 08:14
Një kontigjent prej mbi 38 mijë vaksinash anti-Covid të AstraZeneca do të mbërrijnë sot në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar të dielën.
Raportohet se vaksinat do të arrijnë në orën 08:30 të mëngjesit.
“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër Covid-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.