Sot votimi historik për ushtrinë e Kosovës
14 dhjetor 2018
| 07:44
Republika e Kosovës sot zyrtarisht do të bëhet me ushtri. Të zgjedhurit e popullit do t’i votojnë tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
Votimit historik të Kuvendit për ushtrinë e Kosovës i ka paraprirë mbështetja e fuqishme e ShBA-së.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e FSK-së është historik për Kosovën.
Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, i veshur me uniformë ushtarake, të enjten ka vizituar Kazermën “Adem Jashari”, me ç’rast ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është vendim i shumëpritur.