Sot votimi i marrëveshjes së re Britani-BE

12 mars 2019 | 14:29

Parlamenti britanik mblidhet sot në darkë për të votuar një variant të ri të marrëveshjes me Brukselin.

Kryeministrja britanike Theresa May dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ranë dakord për disa ndryshime të marrëveshjes së mëhershme që u refuzua në parlament në Janar.

Ndër të tjera, unioni pranon të bëjë lëshime dhe të diskutojë një model të ri për marrëveshjen doganore për Irlandës së Veriut.

Juncker paralajmëroi se nuk do të ketë më asnjë mundësi tjetër marrëveshjeje, nëse parlamenti britanik i refuzon këto lëshime. /tvklan/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot…