Sot votohet për Këshillin Nacional në Luginën e Preshevës

04 nëntor 2018 | 09:26

Sot në Luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Njohës të së drejtës kushtetuese në Kosovë thonë se të drejtat e shqiptarëve atje janë përkeqësuar dhe se ata që marrin mandatin për udhëheqjen e këshillit duhet të jenë unik dhe t’i përparojnë të drejtat e tyre nacionale.

Janë gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar  në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar më 31 tetor…