Sot zbulohen dy gjysmëfinalistët e fundit në Final 8 Liga Unika Lajthiza
28 mars 2024
| 10:04
Sot do të luhen dy ndeshje të vlefshme për çerekfinalet në kuadër të Final 8 Liga Unika Lajthiza.
Fillimisht do të ballafaqohet Peja me Teutën duke filluar nga ora 16:00.
Ndërsa në takimin e dytë, Besëlidhja do të përballet me Sigal Prishtinën, nga ora 19:00.
Përndryshe, Prishtina dhe Golden Eagle Ylli janë skuadrat e para që siguruan gjysmëfinalen e kësaj gare.