Sot zgjedhet drejtori i ri i ATK-së
Administrata Tatimore e Kosovës sot ka përzgjedhur drejtorin e ri që do ta drejtojë këtë institucion.
Burime të Epokës së re mësojnë se Ilir Murtezaj është zgjedhur drejtor i ri i ATK-së dhe këtë përzgjedhje do ta zyrtarizoj, kryeministri Haradinaj në mbledhjen e radhës së qeverisë, e cila do të mbahet sot.
Që fillim të muajit janar kanë nisur intervistimet për pozitën e drejtorit të ATK-së, ku britanikët nga gjithsej 17 kandidatë që kanë plotësuar kriteret të jenë pjesë e listës së ngushtë, pas intervistave që zgjatën tërë javën e kaluar, i kanë vlerësuar si të përshtatshëm 5 kandidatë.
Ku prej këtyre pesë kandidatëve, Murtezaj ka fituar më se shumti pikë, duke u bërë drejtor i ATK-së. Deri në muajin janar këtë institucion shumë të rëndësishëm e ka drejtuar Sakip Imeri, ndërsa tani është duke u udhëhequr nga u.d i drejtorit të përgjithshëm, Bashkim Shala.