Sot zhvillohen dy ndeshje në BKT Superligë  

28 prill 2022 | 11:28

Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshje të tjera në Superligën e Kosovës në futboll për xhiron e 31-të. Të dyja ndeshjet pritet të jenë shumë interesante. Ballkani, që është lider në elitë, e pret skuadrën e Dritës. Nëse vendasit shënojnë fitore në këtë ndeshje, atëherë titulli do të jetë edhe më afër, por gjilanasit do të përpiqen ta mposhtin skuadrën e Ballkanit dhe të ndalojnë sadopak në garën për titull.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva e pret Llapin. Vendasit luftojnë për tri pikë, pasi synojnë të qëndrojnë në Superligë, ndërsa Llapi kërkon fitore për t’u ngritur sa më lart në renditjen tabelore.

Të mërkurën skuadra e Prishtinës ka arritur ta fitojë derbin ndaj Gjilanit (1-2) në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në minutën e 33-të Albert Dabiqaj ka shënuar për epërsinë e parë të vendasve, por mysafirët e kanë barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë. Shënues nga penalltia ishte Besnik Krasniqi. Në minutën e 80 Mankenda realizoi golin e fitores për skuadrën kryeqytetase. Prishtina me tri pikët e reja ngrehet në vendin e pestë me 42 pikë, kurse Gjilani mbetet në vendin e tretë me 55 pikë.

Fitore në kuadër të javës së 30 kanë shënuar edhe Dukagjini dhe Drenica, duke mposhtur Feronikelin, përkatësisht Ulpianën. Dukagjini e ka deklasuar Feronikelin duke e mposhtur me rezultat 4-0. Vendasit kanë shënuar tri gola në pjesën e parë të ndeshjes. Shënues ishin Altin Merlaku, Arbër Shala dhe Ergyn Ahmeti. Në pjesën e dytë Dukagjini realizoi edhe golin e katërt nëpërmjet Stefan Nikoliqit. Pas kësaj ndeshje, Dukagjini ka grumbulluar 36 pikë dhe zë vendin e tetë.

Feronikeli është në vendin e fundit dhe në edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë. Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, dy humbjeve dhe një barazim, skuadra e Drenicës është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës. Kuqezinjtë kanë shënuar fitore me rezultat 3-1. Golashënues për vendasit ishin Osman Mëziu (13’) dhe Armend Abazi (53’, 63’). Për mysafirët realizues ishte Elvis Ahmet (89’). Drenica pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe renditet e shtata, kurse Ulpiana është e nënta me 24 pikë.

BKT Superliga

Gjilani – Prishtina             1-2
Drenica – Ulpiana             3-1
Dukagjini – Feronikeli     4-0

Të enjten takohen:

14:00 Ballkani – Drita
14:00 Malisheva – Llapi

Tabela

1. Ballkani         30 66 pikë
2. Drita              30  55
3. Gjilani           31   55
4. Llapi              30  50
5. Prishtina       31  42
6. Drenica         31  39
7. Malisheva     30 37
8. Dukagjini     31  36
9. Ulpiana         31  24
10. Feronikeli   30 12

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli e mposhti Villarrealin në ndeshjen e parë me rezultat…