Sot zhvillohen dy ndeshje në çerekfinale të Kupës

06 mars 2024 | 09:49

Dy ndeshje të fazës së çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen sot (e mërkurë) dhe dy ndeshje të tjera do të zhvillohen nesër (e enjte).

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina nga ora 13:00 e pret skuadrën e Trepçës ’89. Synim i kryeqytetasve është kualifikimi në fazën gjysmëfinale e më pas rrugëtimi drejt triumfit në këtë garë ashtu sikurse në edicionin e kaluar. Edhe skuadra mitrovicase do t’i provojë shanset e saj.

Ndërsa në stadiumin “18 Qershori” do të përballen Dukagjini dhe Drita. Një përballje mjaft e fortë mes dy skuadrave elitare që kërkojnë sukses edhe në garën e Kupës.

Të enjten Vjosa do të përballet me skuadrën e Suharekës, kurse Malisheva e pret Ballkanin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LOJË PUZZLE ME COPA ZEMRE   Kësaj skene i mungon…