Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë
28 shtator 2018
| 12:16
Sot (e premte) do të zhvillohen dy ndeshje të javës së shtatë në IPKO Superligë.
Në orën 15:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 e pret skuadrën e Ferizajt, kurse në Skenderaj do të ballafaqohen Drenica dhe Ballkani. Të shtunën janë në program dy ndeshjet e tjera, takohen Feronikeli – Liria dhe Llapi – KEK-u. Kjo xhiro mbyllet të dielën në mes Gjilanit dhe Dritës dhe Prishtinës dhe Flamurtarit. Ndeshja në mes të skuadrave nga kryeqyteti zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:45.