Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë
Tri ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll kanë sjellë rezultate interesante dhe tash gara për titull është bërë edhe më interesante, pasi Prishtina e ka mposhtur Dritën e, në anën tjetër, Ballkani ka mbetur baras me Gjilanin.
Prishtina e ka fituar ndeshjen e tretë direkte me skuadrën e Dritës, këtë herë e fitoi në kampionat me rezultat 2-0. Kryeqytetasit e shënuan golin e parë kundër Dritës në minutën e 18-të, kur krosimin e Krasniqit e shfrytëzoi Leotrim Bekteshi që realizoi për 1-0. Ekipi mysafir nga minuta e 61-të ka luajtur pa një lojtar, pasi u përjashtua nga loja Onoka.
Dhjetë minuta më vonë Kastriot Rexha e barazoi rezultatin, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë lojës. Në fund të ndeshjes rezultatin final 2-0 e vulosi zëvendësuesi Tun Bardhoku. Pas kësaj xhiroje, Prishtina ngritët në kuotën e 41 pikëve dhe është në vendin e tretë, Drita pozicionohet një pozitë më lart me 44 pikë. Derbi tjetër i elitës në mes të Gjilanit dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat 1-1. Trepça ’89, pas fitores ndaj Dritës në fundjavën e kaluar, arriti t’i marrë tri pikë të rëndësishme edhe në përballje me Llapin (1-0). Goli i shënuar në fund të pjesës së parë nga Mohamed Darëish i ka mjaftuar 89-shit që ta fitoi ndeshjen. Trepça ’89, pas kësaj fitore, është e pesta në tabelë me 28 pikë, kurse Llapi është në pozitën e shtatë me 23 pikë.
Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Do të përballen Feronikeli – Drenica dhe Besa – Arbëria.
SUPERLIGA – Java 21
Gjilani – Ballkani 1-1
Trepça ’89 – Llapi 1-0
Prishtina – Drita 2-0
Të enjten takohen:
13:00 Feronikeli – Drenica
13:00 Besa – Arbëria
Tabela
- Ballkani 21 45 pikë
- Drita 21 44
- Prishtina 21 41
- Gjilani 21 31
- Trepça ’89 21 28
- Feronikeli 20 24
- Llapi 21 23
- Arbëria 20 22
- Drenica 20 20
- Besa 20 7
/Epoka e re/