Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

26 gusht 2023 | 08:01

Dy ndeshje do të zhvillohet sot (e shtunë) e dy tjera zhvillohen nesër (e diele) në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndërsa ndeshja e pestë mes Dritës dhe Ballkanit është shtyrë për shkak të pjesëmarrës së kampiones në fuqi në garat evropiane. Prishtina e treta në tabelë me një fitore dhe një barazim e pret skuadrën në top formë, Malishevën. Kjo e fundit në dy ndeshje ka regjistruar dy fitoren dhe synim e ka që edhe ndaj kryeqytetasve ta ruaj formën e mirë, pse jo të arkëton edhe pikët e plota. Në ndeshjen tjetër Feronikeli ’74 i rikthyer në Superligë e pret Gjilanin nga i cilin takim synon pikët e para në këtë edicion të elitës.

Në anën tjetër Gjilani pas problemeve financiare disi e ka marrë vetën dhe k filluar garat dhe në ndeshjen e parë mori barazim ndaj Prishtinës. Ndeshje interesante zhvillohet edhe të dielën në Klinë ku Dukagjini kërkon pikët e para në përballje me klubin me traditë të madhe në futbollin e Kosovës, Lirinë.

Prizrenasit në dy ndeshjet e para kanë regjistruar një humbje e një barazim. Në ndeshjen tjetër Fushë-Kosobva e pret skuadrën e Llapit. Favorit në letër janë djelmoshat e Tahir Batatinës, por “Pampurat” do të kërkojë rezultat pozitiv. Ndeshja e pestë e kësaj xhiro dhe derbi mes Dritës dhe Ballkanit është shtyrë për shkak se kampionët në fuqi bëjnë gara në Ligën e Konferencës, ku duhet theksuar se në ndeshjen e parë të “play-off”-it kanë shënuar fitore ndaj BATE Borisov me rezultat 4-1.

SUPERLIGA /Java e tretë

Të shtunën takohen:

16:00 Prishtina – Malisheva
16:00 Feronikeli ’74 – Gjilani

Të dielën takohen:

16:00 Fushë Kosova – Llapi
16:00 Dukagjini – Liria
Drita – Ballkani (është shtyrë)

 

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistja 13 vjeçare, Gerta Hoti, ka nënshkruar kontratë profesionale me…